Për ngasje të shpejtë gjobiten 242 shoferë në gjithë shtetin
Shkup, 17 tetor – Në aksione të përforcuara kontrolluese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dje janë dënuar 242 shoferë.
Prej tyre, informuan sot nga MPB, 21 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara. Gjatë kësaj, 105 automjete e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 137 jashtë vendbanimit.
Aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.