Për herë të parë një shqiptare kandidon për deputete në Itali (Foto)
Për herë të parë një shqiptare kandidon për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit.
Bëhet fjalë për Anita Likmetën, sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane.
Likmeta është ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio.
Kandidimi i Anita Likmetës është një ngjarje historike për komunitetin shqiptar në Itali, i cili më në fund do të ketë përfaqësimin e tij institucional në Parlamentin italian për herë të parë.