Për “Ditën e Europës”, komuna e Prishtinës mbyllë dy rrugë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se të hënën më 9 maj kur shënohet “Dita e Evropës” do të mbyllen për qarkullim dy rrugë në qendër të qytetit nga ora 09:00 deri në 17:00.

Bëhet fjalë për rrugën “George Bush” duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri te semaforët afër Bankës Qendrore të Kosovës.

“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat, trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kujtojmë se më 23 dhe 24 prill të këtij viti, komuna pati marr vendim që unaza qendrore e Prishtinës të shndërrohet në rrugë njëkahore.