Penguan faljen e namazit në xhami, arrestohen gjashtë persona në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se ata kishin penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

