Pendikov u kthye në Ohër, duhet të marrë në gjykimin e nesërm

Ohër, 30 maj – Hristian Pendikov nga Ohrit këtë mëngjes është kthyer në vendlindje, ku duhet të marrë pjesë në gjykimin për sulmin më 19 janar. Në Gjykatën Themelore në Ohër duhet ta përshkruajë sulmin dhe cilët kanë qenë shkaqet për të. 

Me kërkesë të gjykatësit Bojan Martinoski, i cili e udhëheq procesin, në seancën e nesërme janë ftuar të dëshmojnë nga fisha e mjekësisë dhe teknologjive informatike, si dhe tre dëshmitarë.

Në seancën e parë, që u mbajt më 5 prill u pezantuan video materiale dhe dëshmi me shkrim në procesin që është para Gjykatës Themelore në Ohër zhvillohet kundër Ilia Spaseskit, i akuzuari i parë për sulmin ndaj Pendikov, sekretar i klubit tashmë të shuar bullgar në Ohër

Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë në këtë lëndë ngarkohet për vepër të kryer penale “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”, në çka i pandehuri Spaseski u deklarua i pafajshëm.

Pendikov nuk mori pjesë në seancën e parë, siç tha përfaqësuesi i tij, avokati Stefan Kamishevski, për shkaqe sigurie.