Pendarovski: Të luftojmë për valorizim të vërtetë të secilit punëtor

Shkup, 1 maj – Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e Ditës së punës, me porosi se Një Maji është mundësi e vërtetë për përkujtim të synimit tonë drejt një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë, evropiane.

Si shtet, thekson presidenti, vazhdimisht duhet të bëjmë përpjekje për avancim të të drejtave të gjithë punëtorëve.

Porosia për Një Maj, thekson, është për të gjithë qytetarët, punëtorët dhe luftëtarët për të nesërme më të mirë.

“Të luftojmë për valorizim të vërtetë të secili punëtor dhe punëtore në vend, të secilit individ i cili përmes veprimtarisë së vet, me punën dhe sakrificën e vet kontribuon për të mirë të përbashkët. Një Maji është mundësi e vërtetë për të kujtuar se synimi ynë për shoqëri më të mirë, më të drejtë, evropiane në çdo segment të jetës duhet me forca të përbashkëta ta shndërrojmë në përditshmëri. Detyrë e jona nuk është vetëm t’i sigurojmë dhe mbrojmë, por vazhdimisht t’i avancojmë të drejtat e punëtorëve. Të jemi të zëshëm ndaj padrejtësive, t’i respektojmë punëtorët dhe të drejtën e tyre për jetë dinjitoze, sepse vetëm kështu do të arrijmë deri te progresi aq i nevojshëm, të cilin e meriton çdo qytetar dhe punëtor. Gëzuar 1 Maji”, thekson Pendarovski.

Sipas tij, si edhe gjatë krizës, ashtu edhe sot u shprehet respekt të gjithë punëtorëve.

“Me shpresë se do ta dërgojmë pandeminë në harresë, sot ua uroj Ditën ndërkombëtare të punës të gjithë qytetarëve, punëtorëve dhe luftëtarëve për të nesërme më të mirë. Si edhe gjatë krizës, ashtu edhe sot, u shprehim respekt të gjithë punëtorëve pa të cilët vështirë se do ta tejkalonim krizën shëndetësore dhe ekonomiko-sociale”, thotë Pendarovski.