Pendarovski për vizitë në Vallandovë në kuadër të projektit “Sy në sy me presidentin”

Shkup, 29 mars – Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Komunën e Vallandovës në kuadër të projektit “Sy në sy me presidentin”.

Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski në fshatin Udovë ka biseduar me fermerët dhe blegtorët lokalë, të cilët ia transmetuan sfidat nga puna e tyre, mendimet për mundësitë për avancimin e prodhimtarisë dhe sigurimin e plasmanit të prodhimeve, informojnë nga Kabineti i tij.

 Përmes “Sy në sy me presidentin” shefi i shtetit realizon takime joformale me qytetarët të cilët në mënyrë ndryshe kontribuojnë në bashkësinë lokale dhe në shoqërinë në tërësi. Qëllimi i projektit është që individët e tillë të bëhen më të dukshme, duke e theksuar punën e tyre dhe investimin joegoist në punë.