Pendarovski: Nuk mund të arrijmë marrëveshje nëse fokusohemi te polemikat historike

Shkup, 21 prill – Ka fakte të vërtetuara historike që historiografia bullgare nuk i konteston se Vanço Mihajlov ka qenë bashkëpunëtor i Hitlerit, deklaroi sot presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, duke komentuar deklaratën e homologut të tij bullgar Rumen Radev për Vanço Mihajlovin dhe fashizmin.

“Në vitin 1944, me udhëzimin e Hitlerit, ai erdhi në Shkup në përpjekje për të krijuar shtet të pavarur maqedonas dhe kur nuk mori mbështetje nga popullata vendase, ai i raportoi shefit të tij në Berlin se kjo nuk ishte e mundur dhe vetëm kaq mjaftoi për ta bërë fashist, nazist. Nëse je ndjekës i asaj ideologjie, je nazist. Nëse përdorni, si në rastin e tij, ideologjinë naziste për të arritur qëllimet tuaja politike, jeni akoma nazist. Përndryshe do të flisnim për kriminel lufte, nuk themi se ishte, por ishte ndjekës dhe shfrytëzues i padiskutueshëm i “shërbimeve të regjimit fashist në Berlin në atë kohë”, tha Pendarovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një konferencë për media me homologun e tij letonez i cili gjendet për vitizë Maqedoninë e Veriut.

Deklarata e presidentit bullgar Rumen Radev se pas vendosjes së diktaturës jugosllave në Maqedoni, dhjetëra mijëra njerëz u dërguan dhe u vranë në kampet e përqendrimit, presidenti Pendarovski e vlerësoi si gënjeshtër për qëllime politike.

Qëndrimi i shefit të shtetit të Maqedonisë së Veriut është se të dy vendet duhet të përqendrohen në kriteret e vërteta realiste për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e jo në mënyrë dominuese në zgjidhjen e çështjeve historike.

“Nëse përqendrohemi kryesisht në zgjidhjen e polemikave historike, nuk do të arrijmë marrëveshje kurrë. Nëse fokusohemi në atë që është kriter realist për anëtarësim në BE – sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat dhe liritë e njeriut, mund të arrijmë shumë shpejt një zgjidhje të pranueshme reciprokisht. Nëse flasim nëse në shekullin XI Samueli ka qenë bullgar, maqedonas, armen etj., nuk do të dakordohemi kurrë. Historia e historianëve. Unë, kolegu Radev, nuk jemi të gjithë të zgjedhur në zgjedhje për të vendosur se kush ishte çfarë kombësie në kohën e mbretërisë së Samuelit. Jemi zgjedhur nga qytetarët për t’i zgjidhur problemet aktuale – standardi i jetesës, investimet, jeta më e mirë”, tha Pendarovski.

Për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, Pendarovski tha se ka vullnet politik edhe nga ana e pushtetit edhe nga opozita.

Sipas tij, mbetet çështje kohe për ta bërë këtë dhe cila është garancia që pas kësaj asnjë qeveri e ardhshme bullgare nuk do të kërkojë ndryshim të Kushtetutës apo ndonjë kërkesë tjetër politike.

Presidenti i Letonisë, Egils Levic, vlerëson se kontestet historike duhet të lihen mënjanë dhe se ato nuk duhet të jenë arsye për të sfiduar kapacitetin e një vendi për të vazhduar rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti bullgar Rumen Radev sot në një deklaratë theksoi se Vanço Mihajlov ishte njeriu që refuzoi Hitlerin të tërhiqte Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë dhe se jo ai, por njerëzit e tjerë, pas “vendosjes së diktaturës jugosllave në Maqedoni, vranë dhjetëra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit.” , vetëm sepse vendosën të vazhdojnë ta quajnë veten bullgarë. “Ky është fashizëm i vërtetë,” tha Radev.