Pendarovski në takim me Donfridin: Negociatat për anëtarësim në BE të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur

Shkup, 28 prill – Është e domosdoshme që bisedimet për anëtarësim në BE të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak të rrezikut nga minimi për integrim evropian dhe ngadalësim të tempit të proceseve reformuese si qeverisja e së drejtës, reformat në gjyqësi dhe lufta kundër korrupsionit, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin me Karen Donfrid, ndihmës-sekretare e Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Duke u përqendruar në ngjarjet e sigurisë dhe pasojat ndaj Ballkanit, presidenti alarmoi në rëndësinë për zhbllokimin e eurointegrimeve të Maqedonisë dhe për gjetjen e zgjidhjes konstruktive për moskuptimet me Bullgarinë.

Në fokusin e bisedimeve me Donfrid, siç kumtoi Kabineti i tij, ishin raportet dypalëshe, ngjarjet aktuale në vend dhe gjatë proceseve reformuese, si dhe prioritetet e jashtme politike të Maqedonisë së Veriut përmes prizmës së ngjarjeve aktuale në rajon dhe Evropë.

Presidenti Pendarovski theksoi se vizita e Donfridit në Ballkanin Perëndimor është një konfirmim i mbështetjes së fortë të SHBA-së për stabilitetin rajonal dhe rëndësisë së konsolidimit të mëtejshëm të proceseve demokratike në rajon.

Në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për dinamikën politike dhe situatën ekonomike në Evropë, të shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ku presidenti Pendarovski theksoi masat e marra nga Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe ripohoi qëndrimin për harmonizim të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. /Zhurnal.mk