Pendarovski mirëpriti në takim presidentin e Letonisë, Levic

Shkup, 21 prill – Me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot priti në takim presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levic, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, informon Zhurnal.

Dy presidentët mbajtën takim tet a tet, pas çka vijoi mbledhja plenare e dy delegacioneve.

Në fokusin e bisedimeve janë marrdhëniet bilaterale, politika e zgjerimit të BE-së, sfidat e sigurisë në fqinjësinë e gjerë në kontekst të invazionit rus mbi Ukrainën dhe tema të tjera gjeopolitike.

Presidenti Pendarovski falenderoi Letoninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe principiele për realizimin e prioriteteve të jashtme politike të vendit, duke përmendur vendet baltike si shembull më i mirë për transformacion të shoqërive, përmes procesit eurointegrues. Integrimi euroatlantik për Ballkanin Perëndimor sjellë siguri më të lartë për kontinentin, siç ndodhi edhe me rajonin baltik, tha Pendarovski./Zhurnal.mk