Pendarovski mesazh urimi festës së madhe krishtere Shën Mëria

Shkup, 28 gusht 2022 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere Shën Mëria, ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Nga zemra ju uroj që festën kushtuar Shën Mërisë ta kaloni në shëndet të mirë, të mbushur me gëzim dhe lumturi. Pikërisht Shën Mëria, e njohur në mes të popullit si Mëria e Madhe, si një nga festat e shumta kushtuar Nënës së Zotit, padyshim ka një traditë të gjatë dhe të pasur të tubimeve dhe festimeve të përbashkëta”, thekson Pendarovski.

Në këto tubime, shtohet, shtrohet tryeza, por edhe fjala e mirë dhe dhurohet kujdes dhe dashuri.