Pejë, gjendet një person i vdekur në parkingun e një qendre tregtare

Sot rreth orës 13:00 një person është gjetur pa shenja jete në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i policisë për Informim, Fadil Gashi,

“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.