Pediatria në Ohër me mungesë të mjekëve, ata të Strugës do ndihmojnë

Strugë, 28 Shtator – Pediatër nga Struga do të bëjnë rotacion në repartin e fëmijëve në Ohër. Për të siguruar forcimin në pediatri përmes specializimeve, pritet që kjo situatë të tejkalohet në planin afatgjatë, tha ministri i Shëndetësisë, Sali.

Spitali i Ohrit është ende pa repart për fëmijë për shkak të mungesës së mjekëve pediatër, aktualisht funksionon vetëm klinika e fëmijëve, kështu që për shtrimin dhe ekzaminimin gjatë natës, fundjavës dhe festave qytetarët detyrohen t’i çojnë fëmijët e sëmurë në Strugë.

Mungesa e mjekëve pediatër ka jo vetëm në Ohër, por në të gjithë vendin, sepse vitet e kaluara nuk është marrë parasysh se kush dhe kur do të pensionohet për të siguruar kuadro të reja.

Në Ohër 80 për qind e mjekëve pediatër familjarë janë në prag të pensionit dhe e ngjashme është situata në Strugë.

Qendra më e madhe turistike në vend mbeti pa trajtim për pacientët më të vegjël nëntorin e kaluar.