Pedagogët vendosin: Të enjten protestë kombëtare
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka vendosur të përshkallëzojë aksionin e vet, duke lajmëruar protestë kombëtarë.
Pedagogët do të mblidhen të enjten tek Universiteti Politeknik në orën 11:00.
Në proteste do të marrin pjesë pedagogë dhe punonjës të Universiteteve nga Tirana dhe rrethet.
“Ftojmë në proteste edhe studentet, kjo është një kauze për të gjithë shoqërinë shqiptarë”, thanë mes të tjerash pedagogë dhe përfaqësues të Sindikates së Punonjësve të Arsimit të Lartë.
Pedagoget e nisën me bojkot vitin e ri akademik pasi i kanë drejtuar qeverisë 9 kërkesa, ku spikat më së shumti rritja e pagave me 50% dhe mbështetja financiare për kërkimin shkencor.
Deri më tani protesta nuk ka qënë e unifikuar pasi në disa fakultete është bojkotuar mësimi dhe në disa të tjera jo.
Kjo vlen jo vetëm për Universitetet publike në Tiranë por edhe në rrethe.
Mirepo pavaresisht kercenimeve nga trupa akademike, kryeministri Rama ka lajmeruar se pervec rritjes prej 7%, qeveria nuk ka ndermend te beje më asnje hap tjeter perpara ne kete drejtim.