Pedagoget të premten sërish në protestë
Në deklaratën e fundit Sindikata e Pedagogëvethekson se vijojnë t’i qëndrojnë vendimit se në datën 17 Tetor kur nisi viti i ri akademik nuk do të hyjnë në auditore. Ndër të tjera ata shprehen se qeveria ka edhe një javë kohë për realizimin e kërkesave të tyre dhe më datë 14 do të mblidhen sërish në protestë.
“Protesta e datës 14 do diskutohen, ndaj kemi ftuar studentët anëtarët e bordit të administrimit dhe Sentatit të diskutojmë sa mundësi kanë universitetet. Vendimi final do merret në datën 14. Nuk tërhiqemi nga kërkesa për rritje page këtë vit 30% dhe vitin tjetër 20%. Asnjë pedagog nuk është kundër kërkesave të peticionit, mund të ketë ndonjë rektor që ka bojkotuar protestën”, u shprehen përfaqësuesit e pedagogëve.