Pastruesja milionere që vodhi mijëra euro në banesën e Alda Klosit, pre e grabitjes ra edhe vëllai i saj

Pastruesja milionere Rozeta Dobi, duket se nuk ka grabitur vetëm ish-shefen e kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, por edhe vëllanë e saj.

E ndërsa Klosit ajo i ka grabitur shuma të majme parash, vëllait të kësaj të fundit, Leonard Çiko, i ka grabitur vetëm sende me vlerë.

Ndërkohë një tjetër person që ka rënë pre e grabitjes së Dobit, ishte edhe Altin Dine.