Pastrohet një deponi e paligjshme dhe hidhen mbi 20 metra kub mbetje voluminoze

Shkup, 21 prill – Në kuadër të aksionit të madh për pastrimin gjeneral të komunës së Çairit, NP Higjiena Komunale e pastroi deponinë shumëvjeçare të paligjshme në rrugën “Arhiepiskop Dositej”, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Nga ky lokacion, siç informuan, janë larguar 10 metra kub mbetje.

Nga fillimi i aksionit për pastrimin e komunës së Çairit, në enët speciale që NP Higjiena Komunale i vendosi në gjashtë lokacione në këtë komunë janë larguar 20 metra kub mbetje voluminoze të cilat janë marrë dhe transportuar nga ekipet e ndërmarrjes. Ekipet e NP “Higjiena komunale” me dorë dhe makina i pastruan bulevardet dhe rrugët, bënë edhe dezinfektimin e kontejnerëve në sipërfaqe publike.

“Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” i sanuan gropat nëpër bulevarde dhe rrugë. Në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh dhe në rrugët “Xhon Kenedi dhe “Cvetan Dimov” janë sanuar gropa të mëdha me sipërfaqe të përgjithshme prej 105 metra katrorë. Në rrugën “Cvetan Dimov” janë sanuar dhe rregulluar zhardineritë rreth drunjve, ndërsa me qëllim të lirimit të një pjese të drunjve është bërë zgjerimi me gropimin e pllakave bekaton dhe rregullimi. Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion në këtë pjesë të qytetit, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” bënë kontroll në sinjalizimin e komunikacionit me ç’rast janë rregulluar shenjat e komunikacionit në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh”, ndërsa në udhëkryqin në rrugën “Xhon Kenedi” me rrugën “Cvetan Dimov” është bërë demontimi i një shtylle të dëmtuar për semaforë dhe është montuar shtyllë e re semafori dhe i njëjti është vënë në funksion”, thekson Qyteti i Shkupit.

Në kuadër të aksionit është bërë kontroll i semaforëve në udhëkryqet e komunës dhe janë zëvendësuar pjesët e dëmtuara të semaforëve në shtatë udhëkryqe.

Ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërime” realizuan një numër të madh aktivitetesh për rregullimin e zonës së gjelbër në bulevardet “Kërste Misirkov”, “Cvetan Dimov”, “Hristijan Todorovski Karposh”, “Brigadën Kosovaro-Maqedonase”, si edhe në rrugët Brigada e Dytë Maqedonase dhe Kemal Sejfulla. Në këto rrugë dhe bulevarde janë kositur sipërfaqet me barë dhe janë rregulluar drunjtë, ndërsa u mblodhën edhe gjethe, letra dhe mbetje të tjera. Në kuadër të këtij aksioni NP “Parqe dhe gjelbërime” i ka kositur rreth 100.000 metra katrorë sipërfaqe me barë dhe i kanë mbledhur 10 kamionë përplot me mbetje.

Ekipet e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi, në kuadër të aktiviteteve të punës nga aksioni pranveror në bulevardet “Kërste Misirkov”, “Brigada Maqedonaso-kosovare”, Nikolla Karev dhe në rrugën “Cvetan Dimov” bënë kontrollin e 55 shahteve, me dorë janë pastruar 29 shahte, 177 puseta ndërsa është bërë edhe larje e linjave të kanalizimit me cisterna vakum dhe pastrimi me cisternë nën presion.

Qyteti i Shkupit së bashku me ndërmarrjet publike dhe në koordinim me Komunën e Çairit aksionin pranveror e zbaton nga 18 prilli deri më 22 prill në territorin e të gjithë komunës.