Pas Ramës, zyrtarja e lartë e DASH takon Alibeajn, Tabakun dhe Bardhin

Pasi takoi Kryeministrin Edi Rama, Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried ka nisur takimin me përfaqësues të opozitës.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj që e ka pritur zyrtaren e lartë në Kryesinë e Kuvendit, i shoqëruar nga deputetja Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

Në takim janë të pranishëm edhe Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor si dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Kujtojmë se Escobar erdhi që dje në Tiranë, ku zhvilloi një takim edhe me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi.