Pas marrëveshjes me Gashin, Kasami sot i ofron bashkëpunim Grupit të Zjarrit dhe të pakënaqurve në ASH

Tetovë, 27 maj – Dje u hodh hapi i parë i bashkëpunimit dhe unifikimit të opozitës shqiptare. Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në.

Ftoj gjithashtu gjithë spektrin opozitar, figurat publike, diasporën shqiptare dhe aktorët tjerë të shoqërisë shqiptare t’i bashkohen kētij fronti në mënyrë që votuesi shqiptar në zgjedhjet e ardhshme të ketë adresë të saktë për procesin e ndryshimit, rotacionin politik te shqiptarët, për një epokë të re shprese. Hapi i parë drejt bashkëpunimit dhe unifikimit është bërë. Të punojmë gjithë së bashku për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, për fitoren e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/photo?fbid=788965419266106&set=pcb.788961989266449