Pas daljes nga burgu, reagon Beleri: Gjatë këtyre 16 muajve më kanë ofruar të lë mandatin për të dalë nga burgu
Eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri po realizon mbrëmjen e sotme intervistën e parë pas daljes nga burgu ku vuajti dënimin për blerje votash.
Beleri tha gjatë një emisioni televiziv se gjatë kohës që ishte i burgosur ka marrë disa oferta për të lënë mandatin në këmbim të lirimit nga qelia. Sipas tij kryeministri Edi Rama ishte i vendosur të mos ja linte bashkinë e Himarës Partisë Demokratike.
“Gjatë këtyre 16 muajve në burg kam pasur oferta të lë mandatin për të dalë nga burgu. Nuk kam pranuar. Të gjithë e dinë. Edi Rama nuk do ja linte bashkinë Partisë Demokratike, nuk e ka personale me mua. Gjikuria ishte kandidat më i përshtatshëm se une dhe lufta që iu bë atij ishte më e madhe se mua.”- tha Beleri.