Parcelat në Vodno/ Sot shqiptohen dënimet për të akuzuarit

Shkup, 21 prill – Gjykata Penale sot pasdite duhet të shqiptojë dënimet për rastin “Parcelat në Vodno” ku i akuzuar i parë është ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Të akuzuar të tjerë janë Sasho Mijallkov, Risto Novaçevski, Nenad Josifoviq, Orce Kamçev dhe Ratka Kunovska Kamçeva. Për këtë të fundit, Prokuroria hoqi dorë nga përndjekja penale përshkak vjetërsimit të lëndës, informon Zhurnal.

Në prag të shqiptimit të vendimit, prokurorja Stefanova kërkoi konfiskimin e pasurisë të Sasho Mijallkov.

Për këtë rast, akuza është ngritur më 12 maj 2021, Gjykata Penale e pranoi më 22 qershor të njejtin vit, ndërsa procesi gjyqësor filloi më 16 korrik./Zhurnal.mk