Parashikimi i motit, e martë, 17 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë, kjo si rezultat i ndikimit që jep periferia e një qendre me presion të ulët e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin prej disa ditësh tashmë, po ashtu dhe kontrastet termike të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore dhe verilindore.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata të izoluara lokale që prej orëve të para të 24 orëshit fiillimisht në jug të vendit.  Në orët e para të mëngjesit reshjet do të shpërndahen edhe në pjesën qendrore me intensitet të ulët dhe do të vijojnë të jenë në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme afatshkurtra gjatë gjithë ditës, por kryesisht të përqëndruara në relievet malore të vendit. Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet rrisin intensitetin, kryesisht në jug të vendit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/25 Diell re shi
Kukës 11/21 Diell re shi
Lezhë 15/24 Diell re shi
Dibër 11/19 Diell re shi
Durrës 16/28 Diell re shi
Tiranë 16/26 Diell re shi
Elbasan 15/25 Diell re shi
Berat 15/25 Diell re shi
Vlorë 16/25 Diell re shi
Korcë 11/20 Diell re shi
Gjirokastër 13/25 Diell re shi
Sarandë 15/24 Diell re shi