Paralajmërohet shtrenjtim i rrymës nga janari, gjatë dimrit nuk priten restriksione

Shkup, 24 gusht – Në muajin janar, sipas drejtorit të përgjithshëm të EMV-së, Vasko Kovaçevski pritet shtrenjtim i ri i çmimit të energjisë elektrike.

“Tashmë është e sigurt se do të ketë rritje të çmimit, por unë gjithmonë pres që ajo të jetë rritje e lehtë”, tha Kovaçevski për ditarin e televizionit 24.

Lidhur me dimrin e ardhshëm, Kovaçevski përsëriti se rrymë do të ketë dhe se restrikcionet nuk janë opsion.

“Të gjitha paralajmërimet dhe treguesit për muajt e ardhshëm tregojnë se para nesh është një nga dimrat më të vështirë në 70 vitet e fundit. Doemos të jemi maksimalisht të përgatitur”, tha Kovaçevski, duke siguruar se EMV i ka vënë në funksion të gjitha kapacitetet dhe se nuk do të importohet energji elektrike.