Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite jostabil me reshje shiu

Shkup, 25 maj – Paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite mot jostabil me reshje lokale të shiut dhe erë të përforcuar. Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie të shkurtër të ndjekura me erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit.

Siç paralajmëroi DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval nga 7 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 21 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shkup paradite mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare, pasdite në disa pjesë të fushëgropave do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bie deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 gradë.

Edhe në ditët në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë, në orët e pasdites në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Proceset lokalisht do të jenë në formë të stuhisë së shkurtër kur shiu i rrëmbyeshëm do të ndiqet me erë të fuqishme dhe paraqitje të breshërit.