Paradite mot i vranët me shi, pasdite me diell dhe më ngrohtë

Shkup, 23 prill – Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të dobët lokal. Pasdite vranësira do të zvogëlohet dhe moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 17 deri në 25 gradë.

Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite vranësira të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët perëndimore. Temperatura minimale do të ulet deri në 8, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 22 gradë.

Kryesisht mot stabil dhe i ngrohtë. Temperatura do të jetë në rritje të konsiderueshme, veçanërisht të hënën, kur në shumë vende do të tejkalojë 25 gradë.