Para togave të zeza për çështje pronësie/ 4 persona rrahin avokatin në ambientet e gjykatës

Një gjyq për çështje pronësie ka përfunduar me rrahjen e një avokati në gjykatën e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pranë gjykatë së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore.

Pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përfunduar në  sherr, të cilit nuk i ka shpëtuar edhe një avokat.

Identiteti i këtij të fundit nuk bëhët i ditur, ndërsa mësohet se nuk është pjesë e Dhomës së Avokatisë Fier, por vinte nga Tirana.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për 4 persona të shoqëruar në mjediset e policisë së Fierit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.