Para se të dorëhiqet, Hristovski rriti për 3000 denarë pagat e të punësuarve në “Parkingu i Qytetit”

Shkup, 14 shtator – Drejtori tanimë në dorëheqje i NP “Parkingu i Shkupit”, Bojan Hristovski, dje ka rritur pagat e të punësuarve në këtë ndërmarje për 3000 denarë, pak para se të dorëhiqet, informon Zhurnal.

Sidoqoftë, Hristovski shprehet se këtë vendim nuk e kishte marë para se të jep dorëheqje por ka qenë iniciativë e mëparshme por për të njejtën është dashur kohë. Ai thotë se janë bërë analiza të thella dhe javën e kaluar ka dorëzuar kërkesën zyrtare me shkrim për sqarim nga sindikata e Parkingui Qytetit, me çka u përgjigjën pozitivisht. Bordi Eksekutiv i kësaj ndërmarje dje në ora 14:00 ka marë këtë vendim dhe kështu, rreth 280 të punësuar në këtë ndërmarje nga nëntori do të marin pagë më të lartë për 3000 denarë.

Hristovski më parë ka qenë i punësuar në MPB ndërsa shprehet se me rritjen e tanishme të pagave, të punësuarit në “Parkingu i Qytetit” do të marin paga më të larta se disa inspektorë në MPB./Zhurnal.mk