Pamjet/ Tymos puron, vë dorën në kokë dhe shpreh zhgënjimin, filmohet Sekretari i OMONIA-s pas fitores së Tavos

Sekretari i Përgjithshëm i OMONIA-s, njëherësh kryetar i KZAZ-së nr.88 të Himarës, Marin Suli është filmuar pas shpalljes së fitores së Vangjel Tavos si kryetar bashkie, i cili doli mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.

Ai shihet duke qëndruar vetëm, tepër i mërzitur duke pirë puro. Pamja e tij reflekton zhgënjimin e madh që ka përjetuar nga këto zgjedhje, ku priste që fitues të ishte kandidati i opozitës Gjikuria.

Ditën e djeshme, Suli pas votimit në një nga shkollat e qytetit foli me emra duke akuzuar rivalët socialistë se kanë kërcënuar me jetë komisionerin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në fshatin Vranisht.