Pak para arritjes së Kovaçevskit, digjet një transformator në Osllomej
Kërçovë, 6 prill – Është djegur një transformator në centralin fotovoltaik në Osllome, aty ku pikërisht pritet të arrijë në vizitë kryeministri i vendit Kovaçevski, transmeton Zhurnal.
Për momentin arsyet nuk janë të njohura për zjarrin por sipas informatave nga tereni bëhet fjalë për transofmrator përgjegjës për distribuimin e energjisë elektrike në pjesën e qendrës.
Kovaçevski duhet të arrijë së bashku me Kresnik Bekteshi dhe Vasko Kovaçevskin, drejtor i ESM./Zhurnal.mk

