Pagat për grevistët dalin të hënën

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës Atdhe Hykolli tha se pagat për mësimdhënësit e shërbyesit civil që janë në grevë, do të dalin të hënën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nga Ministria e Financave kanë thënë se ka ndodhur një gabim teknik, .

“Për pagat unë sot kam pas një komunikim me partnerin social dhe sipas tyre ka ndodh një gabim Teknik. Unë besoj se të hënë do të ekzekutohen”.

Hykolli këto komente i bëri në konferencën e BSPK-së në të cilën u vendos për pezullimin e grevës.