Pacolli bëhet nostalgjik për ditët e rinisë, ndërsa djali ia tregon përvojat e tij të përditshme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka përjetuar nostalgji për fëmijërinë e tij, gjatë një shëtitjeje të cilën thotë se e bëri sonte me djalin e tij, 15 vjeçar, Isën.

Siç thotë Pacolli në facebook, djali i tij i ka treguar përvojat e tij të përditshme në shkollë e tutje, ndërsa këtë e ka rikthyer në kohë në ditët e rinisë së tij në realitete tjera, përcjell Klankosova.tv.

”Me Isën, djalin tim 15-vjeçar, sapo përfunduam një ecje në mbrëmje.  Gjatë ecjes,  Isa me tregonte  për shkollën dhe përvojat e tij të përditshme që mua herë pas here më kthenin në ditët e rinisë sime por në realitete të tjera”, ka shkruar Pacolli.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/480913113397585