Pa ujë sot një pjesë e kryeqytetit

Shkup, 9 prill – Furnizim të ndërprerë të ujit sot prej orës 08:30 kanë konsumatorët e rrugës “Perisha Saveliq” dhe Kabineti i presidentit të shtetit.

Ndërprerja, siç njoftojnë nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, është për shkak të ndryshimit të shiberit f 80 mm në rrugën “Perisha Saveliq” numër 8.

Pa ujë prej orës 9 janë banorët në ndërtesën 14 në rrugën “Kërste Misirkos” dhe Poliklnika Bit Pazar, ndërsa me presion të zvogëluar do të jenë lagjet Autokomandë, Maxhari, Hipodrom, Çento dhe Trubarevë. Ndërprerja do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.