Pa ujë një pjesë e komunës së Sarajit
Shkup, 8 shtator – Për shkak të sanimit të një defekti në rrugën 1 në komunën Saraj, sot është ndërprerë furnizimi me ujë për shfrytëzuesit e fshatrave Krushapek dhe Llokë dhe një pjesë e komunës së Sarajit.
Nga QRMK Shkup informuan se ndërprerja e ujit është bërë prej orës 11:15 e deri në përfundimin e aktiviteteve.

