Pa ujë një pjesë e bulevardit “Brigada Kosovaro-Maqedonisë”

Shkup, 12 qershor – Për shkak të kryrjes së një intervenimi të lidhjes së ujit në bul.  “Sllovenia” p.n., pranë restorantit “Avanti”, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shfrytëzuesit e një pjese të bul. “Brigada Kosovaro-Maqedonisë”.

Siç informojnë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 11:10 deri në përfundim të aktiviteteve të punës.