Pa ujë nesër disa pjesë të Çairit

Shkup, 23 gusht – Ndërprerje të ujit nesër nga ora 08:30 do të kenë konsumatorët e rrugës “Cvetan Dimov” dhe rrugës “210”, ndërsa me ulje të presionit do jenë rrugët “Saraevska” dhe “Kemalit Ataturk” në lagjen e Çairit, kumtoi  NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi..

Shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë, siç bëjnë me dije nga ndërmarrja, është riparimi i një defekti në rrugë në rr. “Cvetan Dimov” pn (afër qebaptores Pçela) në Çair dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve.