Pa ujë disa pjesë të Sarajit, Lubinit, Shishovës, Matkës së Epërme dhe të Poshtme
Shkup, 12 prill – Për shkak të një defekti nga ana e EVN prej orës 17:45 është ndërprerë furnizimi me ujë për shfrytëzuesit e një pjese të Sarajit, Lubinit, Shishovës, Matkës së Epërme dhe të Poshtme dhe një pjesë e rrugës “Boris Sarafov”.
Ndërprerja do të zgjasë deri në mënjanimin e defektit, paralajmëroi NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.

