Pa rrymë nesër disa pjesë të rr. “Ivan Cankar” në Karposh

Shkup, 12 tetor – Pa energji elektrike nesër nga ora 09:00 deri në ora 14:30, do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Ivan Cankar” në komunën e Karposhit, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Shkupit, pas njoftimit nga EVN-ja.

Arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me rrymë, siç theksohet, janë intervenimet teknike në rrjetin e elektro distribuimit.