Pa rrymë nesër disa pjesë të Aerodromit, Sopishtës dhe Karposhit
Shkup, 8 gusht – Qendra rajonale për menaxhim me kriza – Shkup ka njoftuar se nesër pa rrymë do të mbeten disa pjesë të komunave Aerodrom, Sopishtë dhe Karposh.
Sipas EVN-së, nga ora 09:00 deri në ora 12:00, nuk do të kenë energji elektrike përdoruesit e rrugës “Simeon Kavrakirov” nr.10 në Aerodrom, nga ora 09:00 deri në 15:00 përdoruesit e rrugës nr.14 në fshati Sopishtë dhe nga ora 09:00 deri në ora 13:00 një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Fjodor Dostojevski” në Karposh.

