Pa energji elektrike disa pjesë të lagjeve Vodno, Pintia dhe Gjorqe Petrov
Shkup, 12 qershor – Për shkaqe tekinike në rrjetin shpërndarjes së energjisë elektrike sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë banorët e lagjeve të Shkupit, Vodno, Pintia dhe Gjorqe Petrov, njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit.
Nga ora 08:30 deri në ora 10:30 do të mbeten pa energji elektrike një pjesë e përdoruesve të rrugëve “Tasino Çesmiçe”, “Gjorgji Skrizhevski” dhe “Partenij Zografski” në lagjen Vodno në Komunën Qendër.
Nga ora 9:00 deri në orën 14:00 të ditës së sotme do të jenë pa energji elektrike përdoruesit nga rruga “1519” në lagjen Pintia në Komunën e Kisella Vodës.
Në të njëjtën periudhë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike do të ketë edhe përdoruesit e rrugëve “Gjorçe Petrov”, objektet numër 33 dhe 35, “Smojlane”, “Sagudati”, “Strosmaerova”, “Dautica”, “Josif Kovaçev” ” dhe një pjesë e rrugës “Socialistiçna zora” në Gjorçe Petrov.

