Osmani takon kryeministren Meloni, i kërkon përkrahje në integrimin evropian


Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se gjatë këtij takimi ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës.“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, thuhet në postimin e Osmanit.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/898220404995833?ref=embed_post