Osmani për vizitë në Berlin, nesër në Sofje

Shkup, 25 prill – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të takohet me Ministren e Shtetit të Republikës Federale të Gjermanisë, përgjegjëse për Evropën, Ana Lirman.

Osmani në Budenstagun gjerman, do të takohet edhe me Mihail Rot, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, dhe Anton Hofrajter, Kryetar i Komisionit për çështjet e BE-së. Agjenda e Ministrit Osmani, parashikon edhe takime me Këshilltarët e Kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe Jens Plotner- për politikën e jashtme dhe Undine Ruge, për çështjet e BE-së.

Qëllimi i vizitës është që të riafirmohet qëndrimi i Gjermanisë në lidhje me dosjen tonë evropiane dhe mbështetjen në lidhje me nevojën urgjente për zhbllokimin e procesit negociues me BE-në. Në takim pritet që të shkëmbehen mendime edhe për dinamikën rajonale, si dhe për situatën e sigurisë në kontinentin evropian, në pikëpamje të sfidave të reja gjeopolitike, kumtoi MPJ.