Osmani në takime të shumta bilaterale në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias

Shkup, 11 mars – Sfidat në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së dhe hapat e ardhshëm në periudhën kyçe vijuese, si një kusht padyshim i rëndësishëm për ruajtjen e kredibilitetit evropian në rajon, ka qenë tema në të cilën kanë biseduar në takimin ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Ministrit Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksander Shaëenberg, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia.

Interesi i Austrisë si një fqinj i drejtpërdrejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe mbetet një mbështetës i vendosur për fillimin e negociatave pa shtyrje të mëtejshme.

Në agjendën e Osmanit ishin edhe takimet me Ministrin e Puëve të Jashtme të Luksemburgut, Jean Asselborn dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto. Përskaj bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjes së të dyja vendeve për portofolion evropiane të Maqedonisë së Veriut, u konstatua se situata në relacion Rusi-Ukrainë padyshim paraqet kërcënim për sigurinë evropiane dhe sigurinë e përgjithshme ndërkombëtare dhe se është e nevojshme tërheqja e urgjente e forcave ushtarake ruse dhe intensifikimi i negociatave për arritjen e zgjidhjes paqësore.

Me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, për masat dhe aktivitetet që po i ndërmerr organizata në lidhje me situatën në Ukrainë, për kontributin e Treshes në këto konstelacione, ndërsa Osmani e shfrytëzoi mundësinë edhe ta falënderojë Schmidin për të gjithë logjistikën që OSBE po e ofron gjatë gjithë kësaj periudhe për evakuimin e shtetasve tanë nga zonat e luftës.

Osmani realizoi takim edhe me Dritan Abazoviq, mandatar për formimin e Qeverisë së Malit të Zi. Me të shkëmbyen mendime lidhur me bashkëpunimin rajonal, mbështetjen e ndërsjellë në kuadër të NATO-s dhe procesin negociues për anëtarësim në BE, sanksionet ndaj Rusisë të cilave iu bashkuan të dyja vendet e me çka 100% u harmonizuan me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës, Osmani pati takime të ndara me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçák dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Kristian Shmit, ndërsa është planifikuar takim edhe me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheji.