Osmani në Javën e Gruas: Kemi shumë punë për të përmbushur nivelin e demokracisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se populli ende i ka të freskëta kujtimet e luftës derisa ka shtuar  se kanë shumë punë të përmbushur nivelin e demokracisë në vend.

“Vetëm një demokraci gjithë përfshirëse është një demokraci e qëndrueshme. Kemi ende shumë punë për të bërë për të përmbushur nivelin e demokracisë në vendin tonë”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se gratë dhe vajzat nuk janë vetëm pjesa tjetër e shoqërisë, ato janë vetë shoqëria.

Presidentja ka folur edhe për zhvillimet në Ukrainë.

“Kosova dhe populli ynë i ka ende të freskëta kujtimet e luftës dhe sot zemrat tona rrahin fort përballë ekraneve televizive e telefonave gjersa shohim imazhet që vinë nga qytete e vende të ndryshme të Ukrainës”, deklaroi ajo në Javën e Gruas.

Sipas Osmanit, statusi i gruas në shoqëri e tregon statusin e demokracinë, duke cituar zëvendës presidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

“Java e gruas është një prej aktiviteteve që më ka përcjellur përgjatë një pjese të madhe të karrierës sime. Demokracia kurrë nuk është projekt i përfunduar. Demokracia është niveli më i lartë i organizimit të mirëfillta, të barabarta sociale dhe politike. Vetëm një demokraci gjithëpërfshirëse është realisht një demokraci e qëndrueshme e që t’ia dalësh në këtë drejtim është të besosh”, tha Osmani.

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) po mban konferencën dy-ditore të dhjetëvjetorit të Javës së Gruas, ku po marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori i SHBA-së, Jeffrey M. Hovenier, dhe kryetarët e partive politike në vend.