Osmani falënderon Organizatën Islamike për rezolutën në mbështetje të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

Organizata Islamike për Bashkëpunim, e cila është e dyta më e madhja ndërqeveritare pas OKB-së me 57 shtete anëtare, ka bërë thirrje për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në Twitter, ka mirëpritur këtë nismë të OIC-së.

“Unë e mirëpres dhe përgëzoj OIC, për rezolutën që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës, për ta bërë këtë dhe duke mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ne mezi presim të punojmë me shtetet anëtare për të nxitur marrëdhënie më të ngushta”, shkroi Osmani.