Osmani: 23 vite më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin kundër popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, 23 vite më parë.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.
Ajo ka thënë se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.
“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”, ka shkruar Osmani.