Oriola Marashi merr vëmendje me fustanin me dekolte të hapur në tapetin e kuq të eventit “amfAR” në Venecia

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi po arrin që çdo ditë e më shumë të depërtoj në arenën ndërkombëtare.

E njohur për fizikun e saj të kompletuar dhe teje tërheqëse, Oriola krahas markave vendore prej kohësh është bërë imazhe edhe i atyre botërore.

Se fundmi modelja ka qenë e pranishme në eventin “amfAR” që u mbajt të mërkurën (7 shtator) në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia dhe morën pjesë emra më të njohur të artit, muzikës dhe botës së modës.

Modelja 26-vjeçare ka mahnitur gjatë parakalimit në tapetin e kuq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë gri me dekolte dhe shpinë të hapur.

Fustani elegant dhe me shkëlqim karakterizohej nga mëngët e gjata, kapele dhe pjesë të gjata lëshuar në fund të këmbëve.

Oriola dukej gjithë vetëbesim dhe tejet joshëse teksa pozonte para një numri të madhe fotografësh.

“AmfAR, faleminderit që më bëtë pjesë tuaj, u ndjeva e mirëpritur”, ka shkruar Oriola në videon që ka ndarë edhe me fansat në Instagram.

Ndryshe, modelja aktualisht është pjesë e brenditë ndërkombëtar të veshjeve “Guess” me të cilët ka realizuar kampanjë të shumta që po promovohen në vende të ndryshme të botës.

https://www.instagram.com/reel/CiQZ87UjDSI/?utm_source=ig_embed&ig_rid=764c8745-1cf9-412e-8c6c-4f0c4aeba747