Orari i punëtorëve të “Bechtel & Enka” do të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 29 Mars – Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për kushtetutshmërinë e nenit 12 të Ligjit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Këto rrugë janë duke u ndërtuar nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”.

Lëndë e gjykatësve kushtetues është orari i punëtorëve të angazhuar në ndërtim, për të cilët ligji thotë se mund të punojnë 60 orë në javë. Sipas gjykatësve, kjo është antikushtetuese dhe në dëm të punëtorëve.