Opozita nuk i votoi tri projektet kyçe të qytetit, LDK: Alban, mos e fajëso opozitën për dështimet e tua
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka mbajtur dje konferencë për media, derisa ka thënë se LDK në Gjilan nuk po i voton tri projektet kyçe të qytetit dhe sipas tij kjo po shkakton bllokadë totale.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga LDK-dega në Gjilan, të cilët deklarimet e kryetarit i quajtën gënjeshtra.
“Alban, mos gënje”, thanë shkurtë nga LDK, duke theksuar se ligji është i qartë.
“Ligji është i qartë. Buxheti duhej dorëzuar në Kuvend deri me 1 shtator! Mos e fajëso opozitën për dështimet e tua”, thanë tutje nga LDK.
Nga LDK kërkojnë nga kryetari për shikim të ligjit në rast të mos dorëzimit të buxhetit.
“Shikone se cfarë thotë ligji në rast se nuk bëhet dorëzimi i buxhetit”, thuhet në komunikatën e tyre, derisa potencojnë se Ministria e Financave duhet ta caktojë një administrator financiar komunal.
“Faji është i yti, Alban, jo i opozitës. Menaxhimi yt ka dështuar”, thanë tutje LDK.