OEMV kërkon ndryshim të ligjit për marrdhënie pune përmes debatit
Shkup, 11 prill – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMV) ka dorëzuar kërkesë te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, dhoma ligjdhënëse të mos i miratojë propozimet dhe ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie të punës, ndërsa në të ardhmen, siç kumtoi, ligjet përfundimisht duhet të miratohen përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës me përfshirjen e palëve të interesuara.
Nga oda sot informuan se kërkesa vjen pas reagimeve të shumta të kompanive që janë anëtare të saj lidhur me propozim-ligjin që është në procedurë parlamentare.
“Ligji për Marrëdhëniet e Punës është ligj kompleks (Kushtetutë për punëtorët), ndryshimet dhe plotësimet e të cilit kërkojnë një debat të gjerë publik dhe jo miratimin e tyre në procedurë të shkurtuar. OEMV e di shumë mirë se për të mos iu përgjigjur kërkesës sonë mund të përdoren dhjetëra procedura dhe akte të tjera ligjore. Por nëse ka vullnet dhe përgjegjësi për momentin ku jemi, propozim ligji mund të kthehet në debat publik, theksojnë nga Oda.
Në emër të anëtarëve të saj, të cilët sigurojnë 50.3 për qind të të ardhurave totale, 47.6 për qind të fitimit neto dhe 33.7 për qind të punonjësve të sektorit privat, oda thekson se ndryshimet në ligjet sistematike nuk mund të bëhen pa dialog me palët e interesuara.
Siç sqarojnë, me ndryshimet është propozuar ulja e kufirit të sipërm maksimal për lidhjen e kontratave të punës me afat të caktuar nga 5 vjet në 6 muaj dhe uljen e afatit për pagimin e pagave, pra në vend të datës 15 të muajit, paga të paguhet deri në 5 në aktual për muajin e kaluar.
“Të mos kthehemi në periudhën (2015) kur Kuvendi miratoi 541 ligje, nga të cilat sipas të dhënave të zyrës së USAID-it në Maqedoni, 57 për qind janë miratuar brenda natës pa konsultime publike. Gjatë përpunimit të një çështjeje të caktuar, suksesi është që, me kusht, të bashkohen të gjitha palët kundërshtare, të ulen dhe të bëjnë konsensus për dallimet, në mënyrë që të arrihen rregullat që do të jenë të zbatueshme dhe të qarta për të gjithë. Përndryshe, kjo do të rriste edhe më tej numrin e punëtorëve që do të humbin punën. Përfaqësuesit e kompanive theksojnë se fakti nëse punësimi është me kohë të caktuar apo të pacaktuar nuk ndikon aspak nga aspekti i realizimit të të drejtave të punës, thekson Oda.
Një zgjidhje e tillë apo e ngjashme si ajo e propozuar, thekson ai, nuk mund të gjendet as në vendet e rajonit (për shembull në Serbi një kontratë me afat të caktuar mund të zgjasë deri në 24 muaj, në Kroaci deri në 3 vjet, etj.), ose më gjerë në Evropë.
“OEMV beson se të drejtën e kritikës e ka ai që është i gatshëm të ndihmojë dhe ne jemi të gatshëm për këtë në interes të shtetit, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

