Oda e mjekëve kërkon konsensus për avancimin e sistemit shëndetësor

Shkup, 7 prill – Për mbrojtjen e shëndetit, si të drejtën bazë të njeriut, nevojitet në krijimin e masave dhe politikave të ekzistojë qasje konzistente për ruajtjen e mjedisit jetësor, avancimin e sistemit shëndetësor dhe të profesionit të mjekëve, thekson prof.dr. Kalina Grivçeva-Stardelova, kryetare e Odës së mjekëve, me rastin e Ditës botërore të shëndetit – 7 Prill, motoja e të cilës sivjet është “Planeti ynë, shëndeti ynë”.

Ajo thekson se për avancimin e situatave nevojitet sa më shpejtë të hyjnë në procedurën kuvendore dhe të votohen më shpejtë ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me çka do të rregullohet e drejta e veprimtarisë shtesë, si dhe mundësia e pacientëve amë të udhëhiqen në institucion shëndetësor, e jo tek mjeku amë.

“Nevojitet sjellje e shpejtë e ndryshimeve të Kodit penal me të cilët sulmi ndaj punonjësit shëndetësor konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar, që dukshëm do të kontribuojë për krijimin e kushteve më të sigurta në vendin e punës. Ndryshimet ligjore një kohë të gjatë pa arsye presin dritë të gjelbër nga deputetët, për shkak se nevojitet përfundimisht të kryhet procedurë në sjelljen e tyre dhe të hyjnë në zbatim. Sistemi shëndetësor nuk mund të jetë stabil dhe i qëndrueshëm nëse në të nuk i mbajmë mjekët e rinj. Që të arrihet kjo nevojitet të motivohen me përmirësimin e kushteve për punësim dhe punë, si dhe avancim të njohurive dhe krijim të mundësive për zhvillimin e veprimtarisë shkencore. Ligji për veprimtarinë e doktorit, gjithashtu, është i nevojshëm që të bëhet pjesë e rregullave ligjore pozitive, për atë që me të mund të bëhet balancim midis të drejtave dhe obligimeve të cilat i sjell mënyra bashkëkohore e jetës dhe mënyra e punës”, thekson prof.dr.Grivçeva Stardellova.

Ajo thekson se Oda e mjekëve në vazhdimësi është në komunikim me të gjitha institucionet kompetente dhe në mënyrë aktive angazhohet për tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e situatave. Pret në periudhën në vijim të arrihet konsensus i gjerë shoqëror dhe mirëkuptim ndaj atyre të cilët, siç thotë, i sjellin vendimet për nevojën nga procesimi i vërejtjeve të theksuara.

“Rruga e zhvillimit të sektorit shëndetësor, një prej shtyllave kryesore shëndetësore, duhet mirë të trasohet dhe në mënyrë konsistente të punohet në realizimin e masave të projektuara të cilat do të kenë përfitim të gjerë për punonjësit shëndetësorë dhe për pacientët”, shton kryetarja e Odës së mjekëve.